Presidenti i Republikës Ilir Meta kërkoi nga shumica dhe opozita që të heqin dorë nga përdorimi i forcës me mitingje dhe antimitingje dhe të reflektojnë duke treguar vullnet për dialog.

Ai tha se, demonstrimi i forcës është i panevojshëm dhe një gjë e tillë dëmton përparimet që ka bërë Shqipëria nga viti i mbrapsht, 1997-ta.

Meta këtë deklaratë e bëri teksa përkujtoi 80-vjetorin e nisjes së rezistencës Antifashiste dhe vendosi kurorë me lule tek monumenti i Heroit të Popullit, Mujo Ulqinaku