Kreu i partisë LSDM në Maqedoni, Zoran Zaev dhe ai i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti kanë zhvilluar një takim pa praninë e mesjave, takim i mbajtur në zyrtar e grupit parlamentar të LSDM-së në Kuvend.

Mediat shqiptare në Maqedoni shkruajnë se nuk ka komunikatë zyrtare për takimin, ndërsa LSDM ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur zyrtarisht. Sipas burimeve brenda LSDM-së, Ahmeti dhe Zaevi kanë biseduar për format e zhbllokimit të punës së Kuvendit, por nuk njoftohet nëse është arritur ndonjë marrëveshje ose përfundim në këtë takim.