Një person i moshës 54- vjeçare hodhi 4 fëmijët e tij nga dritarja duke lënduar rëndë dy prej tyre. Ngjarja e rëndë ndodhi në Pagë, Kroaci.

Autoritete lokale shprehen se 4 fëmijët të moshës 3, 5, 7 dhe 8 u hodhën nga dritarja e katit të 2-të të shtëpisë së tyre në një lartësi rreth 6 metra nga babi i tyre.

Dy fëmijët më të mëdhenj pësuan fraktura serioze të kockave, ata ndodhen në gjendje kritike për jetën, ndërsaata më të vegjlit morë plagë të shumta por janë jashtë rrezikut për jetën.

54- vjeçari dyshohet se vuan nga një sëmundje mendore. Ai është shoqëruar nga forcat e policisë për t’iu nësnshtruar disa analizave që do të përcaktojnë gjendjen e tij.

Nëna e 4 fëmijëve është marrë në pyetje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes