Kroacia dhe Mali i Zi kanë denoncuar Shqipërinë për ndotje të mjedisit. Ambienatlisti i njohur Sazan Guri sqaron se pas dy vitesh që të dy këto shtete i kanë dërguar nota diplomatike vendit tonë, kanë vendosur që t’i drejtohen agjencisë evropiane për mbrojtjen e mjedisit që të marrë masa ndaj Shqipërisë.

Të gjithë mbetjet që hidhen në det e veçanërisht në Gjirin e Lalzit shkojnë përmes rrymave detare në bregdetin malazez dhe kroat.

Sazan Guri: Para pak ditësh ajo ka ngritur një penalizim në Bruksel, por penalizim shumë të rëndë. E ka vërtetuar që mbetjet tona të lumenjve tanë, duke filluar nga Vlora, Durrësi, Shëngjini apo Gjiri i Lalzit dhe përfundojnë deri në Mal të Zi në Kroaci, Dubrovnik, Split etj.

Sipas ambientalistit ndotja e ajrit dhe ndërtimi i Hec-eve në zonat e mbrojtura mbeten çështjet me impaktin më negativ në natyrë dhe në shëndetin e njeriut.

Sazan Guri: Ka qenë menaxhimi i ndotësve të ajrit, ka qenë menaxhimi i punëve të zonave të mbrojtura, duke filluar që nga Hec-et e panumërta në zonat e mbrojtura.

Këto denoncime janë pjesë e një libri të shkruar nga vet ambientalisti për vëzhgimet dhe auditimet e bëra nga Kontrolli i Lartë i shtetit për çëshjet e mjedisit gjatë 5 viteve të fundit.