JOSIPOVIÇ: GJUHA E TIJ MUND TË RREZIKOJË PAQEN NË RAJON. “Gjuha e urrejtjes e të dyshuarit për krime lufte të Tribunalit të Hagës, Vojisllav Sheshel, i cili është në lirim të përkohshëm, mund të dëmtojë seriozisht paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në letrën e  Presidentit kroat Ivo Josipoviç, drejtuar Tribunalit ndërkombëtarë të Hagës. 

Presidenti kroat, në prag të përvjetorit të 23 të rënies së Vukovarit, iu drejtua opinionit në lidhje me lirimin e fundit të dyshuarit për krime lufte të Tribunalit të Hagës Vojisllav Sheshelit, ku gjatë fjalimit të tij, tha se ai i kishte dërguar një letër Kryetarit të Tribunalit, Theodor Meron.“Vendimi i Dhomës Gjyqësore për të liruar Sheshelin për arsye humane është pjesë e juridiksionit të saj në, kuadër të së cilës, në mënyrë të pavarur, bazuar në rregulloret e aplikueshmeSipas tij, gjuha e urrejtjes së Sheshelit mund të “prish rëndin, paqen dhe stabilitetin në Evropën Juglindore”. “Në letrën që i drejtova Kryetarit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, i përmenda këto fakte dhe shpreha besimin se ata, përveç dimensionit moral dhe politik kanë edhe relevancë ligjore,” tha Josipoviç.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/KnQvS2iouIA” frameborder=”0″ allowfullscreen ]