Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi në këtë fundvit erdhi në një bisedë në Studio e Hapur në Star Plus fuke patur në fokus buxhetin e sapomiratuar të 2019. Kryebashkiakja u shpreh se ka një rritje të investimeve për vitin e ardhshëm.

Kryebashkiakja Ademi u shpreh ndër të tjera se janë likujduar të gjitha faturat e prapambetura nga ish komunat. Duke folur për Vllazninë Ademi u shpreh se gjykata e shkallës së parë në Tiranë ka rihapur hetimet në prokurori për shoqërinë MEDART e cila ndikoi për të bllokuar llogaritë r klubit të futbollit Vllaznia, llogari që ende janë të bllokuara.

Buxheti për 2019 u miratua në këshillin e bashkisë Shkodër pak ditë më parë me 32 vota pro dhe 6 kundër.