Kryetarja e bashkise Shkoder Voltana Ademi, mengjesin e se henes ka inspektuar fshatin e izoluar te Obotit.Prej me shume se 3 javesh, fshati Obot ndodhet nen mbreterine e ujit dhe varka eshte i vetmi mjet transporti qe perdoret per te kaluar ne kete fshat.

Kryebashkiakja Ademi tha se situata vijon te jete e veshtire pasi tani qe bie niveli i ujit eshte i veshtire qarkullimi pasi nuk kalohet as me mjete ushtrie dhe as me varka.

Sa i takon furnizimit me koncentrat, Ademi tha se ne total kane mberritur 217 ton koncentrat ku vetem 142 jane me fond te qeverise, qe do te thote se pjesa tjeter eshte nga donatoret.