Aksi Shkodër-Lezhë vazhdon të përgjaket nga viktimat e aksidenteve rrugore.Shoferët përvecse nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit, nuk e kursejnë edhe shpejtësinë e lartë

Pasditen e së enjtes në afërsi të Kryebushatit ndodhi një aksident i rëndë ku u përfshinë tre automjete dhe si pasojë humbi jetën një 62-vjecar e u plagosën dy të tjerë.

Në rrugë shihen qartë pjesë të mbetura si pasojë e përplasjes duke lënë të nënkuptohet se ajo ka qënë e fortë.

Për ekspertin e sigurisë rrugore Agustin Vata një situatë e tillë është e patolerueshme e cila sjell pasoja të rënda në aksidente vetëm se nuk respektohen rregullat e qarkullimit rrugor.
Në të gjithë Shqipërinë konstatohen 65 pika, të quajtura “Njolla të Zeza”.

Është ky rezultati i një studimi që po kryhet dhe financohet në bashkëpunim me partnerët e huaj, i cili synon rifreskimin e listës së “black spoteve” në vend.

Ndërkohë aksi Shkodër-Lezhë dhe ai Shkodër-Hani i Hotit rënditën si më problematikët në Qarkun e Shkodrës për cështjen e aksidenteve.

 

Artikulli paraprak“SOFRA E IFTARIT” BASHKON DREJTUESIT E SHKODRËS
Artikulli tjetër“HASAN RIZA PASHA” NDEROHET ME ÇMIME