Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një takim me gazetarët ftoi qeverinë për të diskutuar për varfërinë. Ajo tha se ashtu si me ligjin për vettingun në polici, i ofrojnë qeverisë paketën e tyre antivarfëri.

Kryemadhi: Kjo qeveri nuk beson tek shqiptarët, duke mos besuar tek shqitparët kemi parë se ka importuar shumë “mendje të ndritura” për të qeverisur shqiptarët. Por ne i ftojmë ata që të diksutojmë me ta, i ofrojmë atyre paketën antivarfëri ashtu siç bëmë me ligjin për policinë e shtetit.

Për ne ka shumë rëndësi lufta kundër varfërisë, ka shumë rëndësi nxjerrja nga varfëria e 200 mijë familjeve shqiptare sesa pushteti i një grupi njerëzish.

Propozojmë të rikthehet në parlament ligji për taksat. Kjo nuk është çështje egoje personale e Edi Ramës dhe asnjë fjalë e dhënë ndaj oligarkëve shqiptarë, por është cështje e mbijetesës së bizneseve shqiptare që taksat e larta i cojnë drejt shpërbërjes së tyre.

Ne jemi të hapur për të dhënë alternativën tonë. Por ajo çka dua të them është që për shkak të luftës kundër varfërisë ne nuk kemi asnjë lloj kompleksi, ofrojmë ndihmën tonë, por vazhdojmë të qëndrojmë në opozitë.

Kryemadhi i bëri thirrje të gjithëve që të kthehen në Shqipëri dhe të marrin në dorë fatet e tyre. Sipas saj, fajtore për largimin e shqitparëve nga vendi është qeveria.

Artikulli paraprakHORROR NË NJË SHTËPI, GJENDEN NË SHISHE FOSHNJA TË VDEKURA
Artikulli tjetërRRITET NIVELI I UJIT NË DAJÇ, BANORËT: PËRMBYTJET NGA HIDROCENTRALET