Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh nga Shkodra se Shqipëria është pozicionuar në “hartën e zezë” të vendeve që mund t’iu rikthehet viza, për shkak të trafikut dhe kriminalitetit që po zhvillohet dita ditës. Ajo tha se qeveria aktuale e vendit ka ardhur në pushtet vetëm në sajë të bandave kriminale.

Kryemadhi e cilësoi vendimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim për të dalë në opozitë si të domosdoshme, pasi sipas saj LSI nuk mund të bëhej bashkëfajtore me grupet kriminale të kryeministrit Edi Rama.

Nderkohe ne fjalen e tij perpara te pranishmeve, deputeti Agron Çela tha se pavaresisht momenteve te veshtira Shkodra eshte perhere qyteti i ndryshimeve te medha

 

 

Artikulli paraprakSHKODËR, VËLLIMI POETIK “MA GJENI NJË DIELL”
Artikulli tjetërGOLEM, 500 BANORË PA UJË PREJ 3 MUAJSH