PD dhe LSI po përgatiten të rrethojnë kryeministrinë, ditë-natë, por këtë radhë jo më me ‘çadër’ apo ‘fjalime’, por me vendosmërinë e atyre që janë të vendosur të përballen me kryeministrin dhe ‘klikën e krimit’, deklarojnë burimet nga shtabi i opozitës së bashkuar.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrimi, Monika Kryemadhi u bëri dje thirrje të rinjve dhe gjithë qytetarëve të Shqipërisë që të nisin protestat pa ndalesë për ‘ndalur shkatërrimin e mëtejshëm të vendit nga qeveria Rama’.

Në takimit me strukturat e Lëvizjes Rinore për Integrim, Kryemadhi kërkoi nga gjithë të rinjtë që të mos t’i nënshtrohen më politikës së vjetër të krimit të kryeministrit, por të reagojnë sa më parë.

Duke u ndalur në shifrat e emigrimit të rinjve nga Shqipëria, kryetarja e LSI-së deklaroi se përballë sfidave të emigrimit shqiptarët duhet të largojnë nga qeveria atë që po i detyron të ikin, ‘qeverinë e Edi Ramës’.

Duke e cilësuar si një mision kombëtar largimin e qeverisë ‘Rama’, Kryemadhi u ndal në protestat e fundit të qytetarëve, siç është ajo e Unazës së Re. Sipas saj, të gjithë të rinjtë, anëtarët e LSI, por jo vetëm, duhet të jenë pjesë e revoltës së banorëve që kërkojnë dëmshpërblim për pronat e tyre.

Kryetarja e LSI-së tha se ajo po ndodh me banorët e Unazës, nuk kemi vetëm vjedhje pronash, por edhe një korrupsion të madh me tendering 40 milionaë euro. Kryetarja e LSI deklaroi se në mitingjet e Unazës së Re duhet të marrin pjesë të gjithë drejtuesit e strukturave të LSI, si dhe të ftojnë qytetarët që u bashkohen banorëve të cilët po përplasen me qeverinë.
Duke bërë apel për protesta masive, Kryemadhi deklaroi se reagimi qytetarë që ka nisur tregon se ky është fillimi i fundit të Edi Ramës. ‘Arroganca e Edi Ramës dhe e grupit të tij kriminal duhet të jetë e kujdesshme, sepse nganjëherë aty ku mendon që je më i fortë, je shumë më i dobët.

Aty ku mendon që je i imponueshëm, je shumë i brishtë. Dua t`ju them që të paktën LRI-ja e Tiranës, por edhe të gjithë ju drejtuesit nëpër qarqet e tjera, duhet të flisni çdo ditë. LRI-ja e Tiranës duhet tu bashkohet me miqtë e tyre banorëve të Unazës së Re në protestën e tyre për t`ju thënë që ju nuk jeni vetëm, ne jemi me ju, ne do t`ju përkrahim ju. Ky është vetëm fillimi i fundit të Edi Ramës’,- u shpreh kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Duke u ndalur në projektin e Unazës së Re, Kryemadhi theksoi se LSI dhe gjithë opozita nuk është kundër ndërtimit dhe zhvillimit të Tiranës. Por ajo shtoi se një projekt që arrin në shifrën 48 milionë euro duhet të ketë transparencë dhe qeveria është e detyruar t’u japë llogari qytetarë shqiptare për paratë e taksave të tyre.

‘Ne nuk jemi kundër rrugës, nuk jemi kundër zhvillimit, madje përkundrazi e motivojmë dhe e stimulojmë atë, pro ama jemi kundër arrogancës dhe papërgjegjshmërisë së shtetit që shkel me këmbë qytetarët e saj, jemi kundër vjedhjes që bëhet prej 48 milionë eurosh, se kanë harruar se është edhe 20%-shi i TVSH-së. Pra, 40 milionë shkon rruga, plus 20% TVSH.

Pra, edhe 8 milionë të tjera që do t`i shtohen faturës së rrugës, të cilat hidhen dhe janë ashiqare, dukshëm një vjedhje e jashtëzakonshme’,- deklaroi Kryetarja e LSI. Takimi i djeshëm me strukturat e të rinjve të LRI, ishte jo vetëm një organizim për reagim dhe protesta, por edhe një parapërgatitje për zgjedhje.

Duke u ndalur në programin e LSI, Kryemadhi tha se në zgjedhjet e ardhshme do t’u besohet më shumë të rinjve dhe të rejave për tu angazhuar në politikë.

Ndërsa për protestat, Kryemadhi u shpreh se të gjithë ata të rinj që shohin sesi përbuzen nga kjo qeveri, sesi u ndalohen studimet apo detyrohen të ikin jashtë vendit, është koha që të ngrihen për ti dhënë një mesazh final kryeministrit.

Kryetarja e LSI u shpreh se mjaftojnë 1 mijë të rinj që të rrinë çdo ditë në protestë para zyrës së Kryeministrit Edi Rama për të bërë që situata në vend të ndryshojë.

PD-LSI po përgatiten për të rrethuar kryeministrinë jo më me çadër apo me fjalime, por me vepra radikale ndaj një qeverie të tillë kriminale, sipas dyshes Basha-Kryemadhi. Burime nga radhët e opozitës tregojnë se PD-LSI po përpilojnë listën e atyre që do të duan dhe kanë fuqinë për t’i rezistuar ditë-natë bllokimit të kryeministrisë./Koha Jone

Artikulli paraprakDEL LISTA PARAPRAKE E VOTUESVE PER ZGJEDHJET 2019 , 3.5 MLN SHQIPTARË KANË TË DREJTËN E VOTËS
Artikulli tjetër‘FAKE NEWS’, RAMA: I KAM ‘PROVUAR NË KURRIZ’, GJOBA PËR SHPIFËSIT