Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një takim me strukturat e LSI në njësinë 5 në Tiranë akuzoi kryeministrin Rama si përgjegjësin kryesore për situatën ku ndodhet vendi. Kryemadhi: Kjo është fatkeqësia më e madhe që mund ti ndodhë një kombi dhe faktikisht Shqipërinë e ka futur në këtë rrugë. Nuk dua të merrem më me të, nuk dua t’ia përmend më as emrin sepse i bëjmë nder duke i përmendur emrin, sepse është i vetmi njeri që kënaqet kur shikon fatkeqësi tek të tjerët.

Kryemadhi i bëri thirrje të gjithëve që të dalin në protestë në datën 27 janar, jo për falmurin e LSI, por për atë të barazisë.

Kryemadhi: Por nga sot dua tju bëj thirrje që të gjithëve kudo që janë për të dalë dhe protestuar në datën 27, jo me flamurin e LSI, por me flamurin e barazisë.

E them këtë sepse ne kemi nevojë të jemi të barabartë, kemi nevojë për drejtësi të barabartë, për ekonomi të barabartë, arsim të barabartë, shëndetësi të barabartë, infrastrukturë të babrabartë. Kemi nevojë të kemi çdo gjë në mënyrë të barabartë.