Kryeministri i Belgjikës Charles Michel do të zhvillojë sot dhe nësër një vizitë në Shqipëri dhje Serbi.

Mediat belge raportojnë se gjatë vizitës në Shqipëri Michel do të takohet me kryeministrin Rama dhe Presidentin Ilir Meta.

Ditën e nesërme, kryeministri belg do të fluturojë drejt Serbisë ku do të takohet me homologen e tij Ana Brnabiç dhe presidentin Vuçiç.

Vizita e Charles Michel në dy vendet e Ballkanit vjen pasi si Shqipëria edhe Serbia përballen me sfida të rëndësishme duke përfshirë çështjet e sundimit të ligjit, sigurinë dhe stabilitetin gjeopolitike,

por edhe për shkak se rajoni i Ballkanit është gjithashtu midis pikave të fërkimit midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë

Komisioni Europian rakomandoi këtë javë Këshillin për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Për Charles Michel, prioritet është forcimi i marrëdhënieve strategjike me Shqipërinë dhe Serbinë dhe për të mbështetur këto vende në progresin e tyre drejt demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të lirive themelore.

Artikulli paraprakNEGOCIATAT, RUÇI E BALLA NISIN TAKIMET ME KRYEPARLAMENTARËT E VENDEVE TË BE
Artikulli tjetërITALIANËT, GREKËT, GJERMANËT “PUSHTOJNË” SHQIPËRINË, RRITET 12.5% NUMRI I TURISTËVE PËR JANAR-MARS