Kryeministri i Mali të Zi Duško Marković ka uruar qeverinë shqiptare për vendimin e ministrave të Jashtëm të BE për caktimin e datës për çeljen e negociatave për Shqipërinë.

Nga mbledhja e përbashkët e dy qeverive, që po zhvillohet në Shkodër, Markovic pohoi se Mali i Zi do të jetë përkrah Shqipërisë në këtë rrugë, duke dhënë mbështetjen e tij.

“Sot në Shkodër, unë e kam të njëjtën ndjesi, sikur jam në shtëpinë time. Ky vit ka sjellë mjaft vëmendje në rajon. Mund të jemi të kënaqur për intensifikimin e dialogut. Jam i bindur që mund të bëhet më shumë. Ne duhet të punojmë në shtëpinë tonë.

Kam dëshirë që të urojë Shqipërinë për vendimin e BE për vendosjen e datës së çeljes së negociatave. Konfirmoj gatishmërinë e Malit të Zi dhe do të ofroja përvojat e veta.

Për këto 6 vite që jemi në procesin e BE, Mali i Zi ka hapur 6 stade për negociatat dhe kemi mbyllur 2. S’duhet harruar se pse jemi në procesin e integrimit të BE, jo vetëm për të hyrë aty, por për të qenë pjesë e saj.

Duhet të shohim para. Përveç anëtarësimit në BE, vend i rëndësishëm i takon edhe zhvillimit të marrëdhënieve fqinjësore”, tha kryeministri i Malit të Zi.

Artikulli paraprakARTA MARKU NË VETTING/NIS SEANCA NË KPK, KRYEPROKURORJA NUK ËSHTË E PRANISHME
Artikulli tjetërKOLUMBIA SFIDON ANGLINË, TRAJNERI ANGLEZ: DO BËJMË MË MIRË SE NË TË KALUARËN