Në kufirin me Shqipërinë Mali i Zi nuk do të ndërtojë asnjë gardh për emigrantët ilegal. Konfirmimin e dha kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq në konferencën për shtyp me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama.

Në kufirin mes Malit të ZI dhe Shqipërisë nuk do të ketë asnjë gardh dhe ne nuk do të ndërtojmë as kampe për refugjatët. Në 2015 ne kemi ndërtuar planin operacional. S’do ketë as kampe dhe as gardhe dhe kjo është një manipulim politik.

Gjatë shkatërrimit të Jugosllavisë nga rajoni jonë ka patur mbi 120 mijë njerëz të pafat dhe askend nuk e kemi kthyer dhe i kemi siguruar ushqim dhe strehim.

Kur bëhet fjalë për këta njerëz ne i qendrojmë besnik për t’i ndihmuar.

Solidariteti është diçka që duhet të na lidh. Është e vërtetë se ka fluks më të madh të hyrjeve ilegale nga Shqipëria në Malin e Zi por do të punojmë që kufijtë tanë të jenë më të sigurt“.

Duke folur për emigrantët të cilët do të mirëpriten apo trafiqet që sipas kreut të qeverisë shqiptare janë ulur ndjeshëm Rama cilësoi Lulzim Bashën dhe pjesë tjetër të opozitës si kalamajtë që bëjnë zhurmë.

I pyetur nga Star Plus për zhvillimin e turizmit, kryeministri Rama tha se është gati projekti që do diskutohet për lidhje e Velipojës me Ulqinin në Malin e Zi.

 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE