RAMA – MUSTAFA: SË BASHKU DO TË INTENSIFIKOJMË MARRËDHËNIET. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka nisur vizitën e parë zyrtare në Tiranë nga momenti që ka marrë drejtimin e qeverisë së Kosovës.

Takimin e parë Mustafa është duke e zhvilluar me kryeministrin Rama. Pas takimit kokë më kokë, kryeministri Rama theksoi partneritetin mes dy shteteve si instrument themeltar që do të përcaktojë peshën e faktorit shqiptar në rajon. Mbledhja e ardhshme mes dy qeverive që do të zhvillohet më 23 mars në Tiranë ka qenë edhe kryefjala e takimit mes dy kryeministrave shqiptarë. Rama thekson se në këtë mbledhje do të firmosen një sërë marrëveshjesh të rëndësishme. Ndërkohë që kryeministri i Kosovës, duke folur rreth bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve ka përmendur disa fusha si shkëmbim i mallrave, por edhe në sferën e prodhimit. Gjatë vizitës në Tiranë, kryeministri Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Hashim Thaçi dhe Kujtim Shala, do të zhvillojë takime me liderët kryesorë institucional dhe politik të Shqipërisë. Gjatë vizitës, kryeministri Isa Mustafa po ashtu do të zhvillojë takime edhe me personalitete tjera të shquara të jetës politike e akademike në Republikën e Shqipërisë.

Artikulli paraprakFUTSALLË, VLLAZNIA SFIDON KRYESUESIT
Artikulli tjetër8 MARSI I PËRGJAKUR, MENDIMI I PSIKOLOGËVE