Sipërmarrjet shqiptare të suksesshme në vend, po konkurrojnë tashmë me dinjitet edhe në tregun ndërkombëtar.

Formalizimi i ekonomisë ka nxjerrë në dritë dhe u ka dhënë një frymëmarrje të re, ndërmarrjeve, që deri dje kërcënoheshin në konkurrencën e tyre të ndershme, nga informaliteti. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Briseida Shehaj ishte sot në këtë fabrikë, e cila aktualisht sërish ka investuar për të rinovuar infrastrukturën e saj. Në dy vitet e fundit, falë politikave të reja fiskale të ndërmarra nga qeveria dhe marrëdhënies së re të krijuar me shtetin, fabrikës i janë kthyer rreth 1,6 milion euro borxh, të cilin shteti i detyrohej kësaj sipërmarrje.

Artikulli paraprak“THE REVENANT” FITUESI I MADH I ÇMIMEVE BAFTA
Artikulli tjetërPROTESTA E OPOZITËS ME 17 SHKURT, POLICIA NË KOSOVË MERR MASAT