E paralajmëroi një ditë më parë në konferencën e fundit me koordinatorët për bashkëqeverisjen, ndërsa sot kryeministri Rama duket se nuk ka humbur kohë.

Kreu i qeverisë ka nisur pushimet, ndërsa ka postuar ne insta storyn e tij një video të shkurtër ku shfaqet buzë detit duke pirë kafe, ndërsa në filxhan është i stampuar simboli kombëtar.

Shoqëruesi më i mirë në kafen e mëngjesit për kryeministrin, të cilin ka dashur ta ndajë me ndjekësit e tij duket se është libri, ku lexohet një shprehje e veçuar nga David Ogilvy “Idetë e mëdha vijnë nga e pandërgjegjshmja.

Por, e pandërgjegjshmja juaj duhet të jetë informuar mirë ose ideja jotë nuk do të ketë kuptim.’ Një rastësi kjo e kryeministrit në shfletimin e librit, apo një mesazh edhe në ditë pushimesh …