Kryeministri Edi Rama njofton se edhe kjo fundjavë do të jetë e kufizuar, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në një status të shkurtër në “Facebook”, kreu i qeverisë thekson se fundjava do të vijojë njësoj si e shkuara, që do të thotë se në zonat e kuqe do të kenë liri-dalje deri në orën 10:00 të moshuarit, dhe nga ora 11:oo deri në 17:30 prindërit me fëmijët.

“KJO FUNDjAVË DO TË VIJOJË NJËSOJ SI E SHKUARA😊 TA KALONI SA MË QETË🙏”, shkruan Rama.