Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bullgari, pasi po merr pjesë në Samitin e Sofjes për Ballkanin Perëndimor.

Në faqen e tij në Facebook, Rama ka postuar një video nga takimet që ka realizuar me liderët e Ballkanit dhe BE.

Mes takimeve me homologët e tij, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është ai me Presidentin e Serbisë Vuçiç.