Kryeministria grup kontrolli në Ministrine e  Arsimit per vendimet

 

Njësia Anti-korrupsion e Kryeministrisë ka nisur një kontroll të imtësishëm në Ministrinë e Arsimit, të drejtuar nga teknikja e PD, Mirala Karabina. Në qendër të këtyre kontrolleve kanë qenë emërimet, tenderat dhe vendimet e marrë nga kjo ministri kohët e fundit. Burime për Report TV bëjnë me dije se grupi i anti-korrupsionit është ngritur nga njësia e posaçme pranë Kryeministrisë, me urdhër të sekretarit të Përgjithshëm të këtij institucioni, Ëngjëll Agaci. Ministrja e Arsimit e mohon kontrollin nga Kryeministria Grupi i kontrollit ka zbarkuar gjatë ditës së sotme në Ministrinë e arsimit, por zyrtarët e ministres teknike demokrate mohojnë t’i jenë ushtruar një kontrolli të tillë. Gjashtë ministrat teknik të PD dhe zv/kryeministrja vijojnë të qëndrojnë në detyrë edhe pse kanë kaluar 3 javë nga zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Ministrat teknikë të PD Dritan Demiraj ministër i Brendshëm, Helga Vukaj te Financat, Mirela Karabina te Arsimi, Xhulieta Kërtusha te Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arben Beqiri te Shëndetësia, Gazmend Bardhi i Drejtësisë si dhe zv/kryeministrja Ledina Mandija u emëruan në kabinetin “Rama” pas marrëveshjes që Kryeministri arriti në 18 maj me kryetarin e PD, Lulzim Basha. Si rrjedhojë e këtij pakti, detyrë e ministrave ishte mbarëvajtja e procesit të zgjedhjeve të 25 qershorit, por edhe pse zgjedhjet kanë tre javë që kanë përfunduar, ministrat e PD qëndrojnë ende në detyrë.