Kryeministrja britanike, Theresa May, i mbijetoi një vote mosbesimi të kërkuar nga një grup deputetësh të partisë së saj.

Dyqind vota ishin në favor të saj, ndërsa 117 kundër.
Ajo u përball të mërkurën me një votë mosbesimi për shkak të siç u tha, dështimit të saj për të trajtuar procesin e largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Rezultati i votimit nënkupton se një votim tjetër mosbesimi mund të ndodhë pas një viti.

Kryeministrja May u zotua gjatë ditës se do ta luftojë këtë votë mosbesimi “me gjithçka që ka në duar”, duke nënvizuar se ndryshimi i udhëheqjes do të rrezikonte procesin e BREXIT-it. Ajo u zotua se do të tërhiqet para zgjedhjeve tw vitit 2022.

Britania pritet të largohet nga Bashkimi Evropian më 29 mars të vitit 2019, si rezultat i referendumit të vitit 2016.

Të dyja palët kanë punuar për një kohë të gjatë për marrëveshjen mbi kushtet e ndarjes, por ajo duhet të miratohet në parlament dhe më herët gjatë javës, kryeministrja May anuloi votimin e planifikuar, meqë dukej se ishte e sigurt që do të dështojë.

Kryeministrja May më pas u vu në përpjekje për të shpëtuar marrëveshjen nëpërmjet bisedimeve me udhëheqësit e Bashkimit Evropian, Por, ata ishin të prerë në mungesën e dëshirës pë të rinegocuar kushtet e ndarjes.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha pas atij që ai e cilësoi “diskutim i gjatë e miqësor” me zonjën May të martën se është e qartë që vendet anëtare të BE-së duan të ndihmojnë zgjidhjen e situatës, por “çështja është si të ndodhë ajo”.

Zoti Tusk ka ftuar udhëheqësit e BE-së për një takim mbi BREXIT-in të enjten.

Zhvillimet e deritashme lënë të hapur mundësinë që 29 marsi t’a gjej Britaninë pa një marrëveshje.

Artikulli paraprakEFEKTIVIJA E POLICISE QË U PLAGOS ME KAPSOLLE, 7 ORË OPERACION
Artikulli tjetërPROTESTA/ STUDENTËT NDRYSHOJNË SKENARIN, SOT MBLIDHEN PËRPARA PARLAMENTIT