Qyteti Liuzhou është baza më e madhe industriale e Rajonit Autonom Guangxi-Zhuang të Kinës Jugore, sipas CRI-së.

Në vitet ’80-’90 të shekullit të kaluar, modeli i zhvillimit të nxitur nga industria e rëndë shkaktoi dëme të mëdha natyrore në këtë qytet.

Si pasojë, 98 % e reshjeve të shiut në vit ishin shi acid dhe Liuzhou cilësohej si një ndër katër qytetet që goditeshin më shumë nga shiu acid.

Gjatë viteve të fundit, pas sistemimit, qyteti, që ka përjetuar një rrugë të gjatë kërkimesh për ndryshimin e strukturës industriale, tani është bërë “qytet komod me lule”.