Përpos kualifikimit historik, futbollistët e kombëtares së Kosovës do të mbushin edhe xhepat nëse presin një biletë për në Euro2020.

Premtimi ka ardhur nga kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka vizituar kombëtaren për të zbardhur edhe lajmin e madh.

I shoqëruar nga ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi, kryeparlamentari ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me trajnerin e Kosovës dhe futbollistët tjerë.

Në një prononcim për media ai bëri të ditur që i ka premtuar futbollistëve premio prej 1 milionë euro në rast të kualifikimit në kampionatin evropian.

Kombëtarja e Kosovës do të debutojë në fazën kualifikuese të një Europiani të hënën e ardhshme, teksa do të presë në “Fadil Vokrri” Bullgarinë.