DY DITË MË PARË U ARRESTUAN 4 ZYRTARË TË MINISTRISË SË DREJTËSISË, NDËRSA 8 JANË LËNË NË DETYRIM PARAQITJE PËR ABUZIM ME TENDERAT .GJITHASHTU PO VERIFIKOHEN EDHE 2 ISH-MINISTRA TË LSI-SË, PETRIT VASILI DHE YLLI MANJANI.

KJO KA BËRË QË KRYETARJA E LSI-SË, KRYEMADHI TË REAGOJË NGA FOLTORJA E KUVENDIT DUKE AKUZUAR MINISTREN E DREJTËSISË PËR SHANTAZH NDAJ PROKURORËVE DHE GJYQTARËVE.

NDËRSA SOT MINISTRJA E DREJTËSISË, ETILDA GJONAJ PËRMES NJË DEKLARATE KA REAGUAR PAS AKUZAVE TË KRYETARES SË LSI-SË MONIKA KRYEMADHI.

GJONAJ I CILËSON DEKLARATAT TË QËLLIMSHME, PASI NË SKANDALIN E TENDERAVE QË PO HETOHEN JANË TË PËRFSHIRË NJERËZ TË LSI-SË