Trupi i pajetë i ekstremistit grek të vrarë në Bularat pas një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA, Konstandinos Kaçifas është kthyer në Gjirokastër.

Kanë qënë familjarët e tij, ata që kanë udhëtuar gjatë natës drejt Tiranës për të tërhequr trupin e 35-vjeçarit nga morgu i QSUT-së ku edhe ndodhej prej 11 ditësh.

Burime  bëjnë më dije se trupi i tij mbahet në një zyrë funerale dhe po përgatitet për t’u çuar në shtëpi.

Funerali për të do të mbahet nesër në orën 11:00 dhe do të paraprihet nga një meshë për nder të tij.

Trupi i pajetë i minoritarit grek ndodhej në morgun e Tiranës, pas kërkesës së familjarëve për një ekspertizë mjeko-ligjore në Tiranë, pasi nuk i besonin asaj të Gjirokastrës.

Konstantinos Kacifa u vra nga RENEA, pasi qëlloi me breshëri mbi policinë. Ai nuk pranoi të dorëzohej dhe për këtë arsye RENEA e qëlloi. Kacifa njihej si ekstremist grek dhe ishte pjesë e grupeve nacionaliste-ekstremiste greke.

Pas vrasjes, familja pati pretendime për trupin e të riut, dhe akuzoi RENEA-n se fillimisht e kishte plagosur dhe më pas e kishte vrarë. Por, pasi pa trupin, avokati pranoi se i riu nuk ishte vrarë nga afër por nga larg.