Një avion që po udhëtonte nga Zyrihu për në Prishtinë është kthyer prapë në pikënisje.

Lajmin  e kanë konfirmuar disa nga udhëtarët që ishin të pranishëm. Mendohet se kjo ka ndodhur për shkak të një defekti që kishte aeroplani.

Pas kthimit në Zyrih, udhëtarët janë vendosur në një hotel, e më vonë ata janë nisur përsëri për Prishtinë, me kompaninë e njejtë me të cilin kishin udhëtuar më parë.