Drejtoresha e shkollës së mesme të përgjithshme në Gjergjovinë është vendosur në hetim pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

51-vjeçarja me inicialet I.B. u procedua në gjendje të lirë pas publikimit të disa pamjeve filmike në nje emision investigativ, ku ajo në kundërshtim me rregullat ka lejuar që në ambientet e brendshme të kësaj shkolle, banorë të këtij fshati të organizojnë ceremonitë e dasmave dhe ato mortore.

Ndërkohë që zyra Arsimore e Gramshit ngriti një komision për të marrë masa ndaj drejtoreshës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.