Kryeministri Edi Rama reagon pas vendimit të opozitës jashtëparlamentare për t’u kthyer në tryezën e Reformës Zgjedhore, teksa shkruan në “Twitter” se ky është një vendim për t’u përshëndetur.

Sipas kryeministrit, koha nuk pret dhe me vullnet të mirë mund të arrihet shpejt në konsensus për Reformën Zgjedhore.

Mesazhi i Ramës:

Kthimi i opozitës jashtëparlamentare në tryezën e Reformës Zgjedhore një kthesë për t’u përshëndetur! Më mirë vonë se kurrë dhe inshallah këtë herë deri në mbylljen e këtij procesi të stërzgjatur, sepse koha nuk pret dhe me vullnet të mirë mund të arrihet shpejt në konsensus🇦🇱🇪🇺