Kroaci-Rusi do të jetë çerekfinalja tjetër e këtij Botërori. Kroatët u kualifikuan pas një ndeshje dramatike me Danimarkën pas goditjes së penalltive, ndërsa 120 minuta loje u mbyllën 1-1.

Dy gola brenda 4 minutave të para dhe më pas dy ekipe të frikësuara për të sulmuar kundërshtarin. Koha e rregullt u mbyll me rezultatin 1-1,

ndërsa në minutën e 116, Modric kishte të gjitha mundësitë për ta mbyllur çështjen e kualifikimit kur u vu përballë Schmeichel, i cili arriti të ndalte yllin e Realit të Madridit.

Më pas ndeshja shkoi te penalltitë ku më të saktë u treguan kroatët.Dnezet humben tre penllti,ndersa kroatet humben dy te tilla.