Prej 20 vitesh rreth 300 banorë te fshatit Kuç në Njësinë Administrative Gur i Zi po vuajnë mungesen e infrastrukturës rrugore.

Në këto kushte e gjithë zona has jo pak vështirësi për të dalë në rrugen kryesore si pasojë e gjendjes mjaft të amortizuar të rrugës, e cila nuk njeh asnjë investim serioz që prej krijimit të lagjes.

Janë rreth 300 metër aks rrugor për të cilin banorët e zonës shprehen të shqetësuar sa i përket gjendjes aktuale. Ata bëjnë apel për zgjidhjen e këtij problemi nga instancat përkatëse.

Ndërkohë, ky problem është evidentuar edhe herë të tjera nga banorët e zones, por që deri tani nuk kanë marrë asnjë zgjidhje nga Bashkia e Shkodrës. Premtimet kanë qenë të shumta gjatë fushatave elektorale, megjithatë në lidhje me këtë situatë nuk ka patur asnjë studim apo zgjidhje afatgjatë të problematikës.

Artikulli paraprakDËMTOHET PLLAKATA E PËRMENDORES SË 5 HERONJVE
Artikulli tjetërEDON HASANI, SHUMË AFËR VLLAZNISË