Rrjeti i amortizuar elektrik është kthyer në një shqetsim për banorët e fshatit Kuç të njësisë administrative Gur i Zi.

Telat e energjisë janë amortizuar ndjeshëm saqë rrezikojnë të shkpëuten nga shtyllat e të binë në tokë. Banorët thonë se kanë ndodhur disa raste që janë rrezikuar nga shkëputja e tyre.

Janë vetë ata banorë të cilët me forcat e tyre janë munduar që të pengojnë sadopak ndonjë rrezik të mundshëm i cili nga reshjet e shiut apo nga ndonjë furtunë sa vjen e rëndohet.Ata kanë ndërtuar me kontributet e vëta kabinën elektrike. Ndërkohë edhe sa i takon infrastrukturës ata shfaqin rezerva ndaj pushtetit vendor.

Sic shihet edhe nga pamjet shtyllat e energjisë elektrike ndodhen në një gjëndje të renduar dhe ngamomenti në moment mund të rrezohen duke rrezikuar kështu jetën e atyre njerëzve e kryesisht të fëmijëve të cilët lëvizin çdo ditë për të shkuar në shkollë.

Pavarësisht ankesave që ka bërë komuniteti i fshatit Kuç OSHEE nuk ka marrë asnjë masë për riparimin e rrjetit elektrik.