Rrjeti i amortizuar elektrik është kthyer në një shqetsim për banorët e fshatit Kuç të njësisë administrative Gur i Zi.

Kryeplaku i asaj zone Kujtim Toka së bashku me banorët thonë se në të nuk është ndërhyrë që prej 50 vitesh dhe se fortuna e e ndodhur para pak ditësh ka shkaktuar akoma probleme më të mëdha .

Të shqetsuar i bëjnë apel institucioneve përgjegjëse për ndihmë .

Janë vetë ata banorë të cilët me forcat e tyre janë munduar që të pengojnë sadopak ndonjë rrezik të mundshëm i cili nga reshjet e shiut apo nga ndonjë furtunë sa vjen e rëndohet.

Sic shihet edhe nga pamjet shtyllat e energjisë elektrike ndodhen në një gjëndje të renduar dhe nga

momenti në moment mund të rrezohen duke rrezikuar kështu jetën e atyre njerëzve e kryesisht të fëmijëve të cilët lëvizin çdo ditë për të shkuar në shkollë.

 

Artikulli paraprakSKANDALI ME PRONAT TE ‘RANA E HEDHUN’
Artikulli tjetërHANDBALL, VLLAZNIA KËRKON ARBITRA TË HUAJ