Shqipëria është përfaqësuar në lojërat rinore olimpike të zhvilluara në Buenos Aires të Argjentinës. Ndër sportistët që morën pjesë është edhe boksierja shkodrane Elsidita Selaj e cila nuk arriti që të kualifikohej në ndeshjen e zhvilluar me boksieren nga Franca.

Megjithatë trajneri i saj Jetmir Kuçi vlerëson paraqitjen e boksieres së tij dhe të sportistëve shqiptar.

Trajneri Kuçi tregon edhe për objektivat në të ardhmen me boksieren Selaj që e stërvit prej kohësh.

Lojërat Olimpike Rinore që u zhvilluan në Argjentinë ishin një format ndryshe nga ato që jemi mësuar zakonisht me Olimpiadën për të rritur.

Në thelb këto lojëra, përveç garës sportive patën edukimin e të rinjve si dhe përfitimin e informacioneve dhe eksperiencave të suksesshme nga medalistët olimpikë të njohur në të gjithë botën.

Artikulli paraprakDËSHMITARËT E AKSIDENTIT: NA RREZIKOHEN FËMIJËT
Artikulli tjetërNJË I VDEKUR DHE NJË I PLAGOSUR NË FABRIKËN E ÇIMENTOS