Kotzias deklaron se shumë shpejt do të mbyllet edhe dosja me Shqipërinë. Ai premtoi se para se të niset me pushime, dosja e problemeve me Shqipërinë do të zgjidhet.

Pas zgjidhjes së problemit të emrit me Maqedoninë, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias deklaron se shumë shpejt do të mbyllet edhe dosja me Shqipërinë. Ai premtoi se para se të niset me pushime, dosja e problemeve me Shqipërinë do të zgjidhet.

Së shpejti zgjidhim problemet me Shqipërinë. Ndodhemi në procesin e zgjidhjes së problemeve që rezultojnë që prej 70 vitesh. Nuk shkoj me pushime pa i zgjidhur.

Një ndër cështjet që po negociohet mes dy vendeve është kufiri detar.