Kryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku ka postuar një foto në Facebook nga takimi i Majkos me Thaçin dhe të tjerë politikanë kosovarë. Majko shfaqet i buzëqeshur, ndërsa Lushtaku e shoqëron foton me dixhiturën:

“Një takim për qejfi me miqtë e mi presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeministrin dhe ministrin aktual të Shqipërisë Pandeli Majko, zv. kryeminsitrin e Kosovës Dardan Gashi, kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrofci dhe miq të tjerë. Çdoherë kënaqësi bashkëbisedimi me ta për të evokuar kujtime nga e kaluara por edhe për të vazhduar përpara rrugën e zhvillimit të shteteve tona! SL.”

Mesazhet e përcjellja nga ministri Pandeli Majko dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kanë sjellë reagimin e Beogradit zyrtar. Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç është shprehur se nuk do ketë Shqipëri të Madhe, pasi sipas tij i vetmi kufi që ekziston është ai mes Serbisë dhe Shqipërisë, duke injoruar ekzistencën e shtetit të pavarur të Kosovës.

Pas kësaj deklarate të Gjuriç, reaplikoi ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko i cili i kujtoi ministrit serb se Jugosllavia nuk ekziston më dhe se Kosova si shtet më vete, është një realitet i pakthyeshëm.