Ditët e fundit është bërë virale në rrjetet sociale një foto e një ure që të çon në Budva të Malit të Zi. Ura ndodhet dy kilometër nga Tivari. Përmes kësaj foto dallohet qartë rreziku, ndërsa duket se ajo do të shembet nga momenti në moment.

 

Për më tepër këto pamje bëhen akoma më të frikshme kur kujtojmë se pak ditë më parë nga shembja e urën në Genova të Italisë, humbën jetën 41 persona, dy prej të cilëve ishin shqiptarë. Siç shihet nga këto foto në mesin e urës është krijuar një çarje e madhe, ndërsa shembja e saj do të rezultonte fatale, në një lartësi 60 metër.

 

Alarmi është shpërndarë pothuajse kudo, ndësa njoftohen të gjithë shqiptarët që kalojnë përmes saj të tregohen të kujdesshëm. Mënyra më e mirë do të ishte evitimi i plotë i saj, duke mos rrezikuar kështu jetën e tyre. Deri më tani nuk ka apatur asnjë përgjigje zyrtare nga institucionet përgjegjëse në Malin e Zi.

 

Ndërkohë, ditët e fundit, pothuajse në të gjitha shtetet është rikthyer vëmendja tek rreziku i shembjes së urave. Kështu, ekspertë të ndryshëm edhe në Shqipëri kanë folur mbi rrezikshmërin e urave brenda territorit shqiptar. Një numër i madh urash janë të degraduara, duke rrezikuar kështu jetën e njerëzve. Njëra prej tyre është ura e Drinit në Kukës.

Artikulli paraprakGENOVA, HOMAZHE PËR VIKTIMAT E URËS “MORANDI”
Artikulli tjetërSHKODRA BËHET PËR HERË TË PARË ME NJË SHTËPI MODE