Qendra “Memo” zgjodhi që ta përkujtojë 14 janarin e vitit 1990 në sheshin kryesor të qytetit. Një grup i aktivistëve dhe organizatorëve u mblodhën ashtu si para 30 viteve përpara bustit të Luigj Gurakuqit që asokohe ndodhej busti i Stalinit. Një nga organizatorët e aktivitetit Gjon Radovani tha se arsyeja e këtij aktiviteti në këtë 30 vjetor është që asnjë parti politike të mos e shfrytëzojë politikisht 14 janarit siç ka ndodhur deri më tani.

Disa prej aktivistëve që morën pjesë në demonstratën e heshtur 30 vite më parë shprehen se ata dolën nga shtëpitë duke e ditur se mund edhe të mos ktheheshin më të gjallë ndërsa tregojnë edhe zhgënjimet me Partinë Demokratike.

Sigurimi i shtetit i asokohe në 14 janar 1990 instaloi snajperat në pallate afër demonstratës e po ashtu kishte bërë gati dhjetra forca policie duke qenë gati për një përplasje gjakatare në rast se do të rrëzohej busti i Stalinit. Pavarësisht se ai bust nuk u rrëzua për herë të parë Shkodranët mposhtën frikën për t’i dhënë udhë shumë lëvizjeve të tjera që pasuan në Shkodër dhe më pas gjithë Shqipërinë.

Artikulli paraprak30 VITE NGA 14 JANARI, SHKODRA E KUJTON E NDARË NË DY PJESË
Artikulli tjetërPD, LSI, GJIKNURI E HAJDARI NË NJË TRYEZË: ZGJEDHORJA MIRATOHET DERI MË 15 MARS! ATY KU S’KA KONSENSUSI, NDËRHYN OSBE