Në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës u luajt ndeshja e parë e turit të dytë të Ligës së Kampioneve mes Kukësit dhe Qarabagut.

Ky takim përfundoi pa gola, ku kuksianët u mbrojtën mjaft mirë, teksa rrezikuan me anë të kundërsulmeve.

Azerët ushtruan presing të lehtë gjatë pjesës më të madhe të lojës, por pa patur raste të rrezikshme.

Rezultati 0-0 lë gjithçka të hapur për takimin e kthimit përsa i përket kualifikimit.
Ndeshja e kthimit do të luhet në Azerbajxhan më 1 gusht në orën 19:00.

Artikulli paraprakPO PESHKONTE, LUMI MERR TË RIUN DHE MBYTET
Artikulli tjetërBOMBOLA E GAZIT DJEG NJË BANESË