Sikur të mos të mjaftonte problemet që hasën me shkuarjen e tyre në Gjeorgji skuadra e Kukësit ka pësuar një humbje të thellë ndaj ekipit vendas ndeshjen e parë në turin e tretë eliminator në Europa League.

 

Ndeshja me Torpedo Kutaisit, u mbyll në shifrat e thella 5-2. Që në 15 minuta e para, Torpedo kishte shënuar dy here në portën e verilinodrëve në krahun e djathtë të mbrojtjes së Kukësit, aty ku mungonte prej problemi të vizës mbrojtësi Maliqi.

 

Në minutën e 22 ishte Harba që realizoi një gol fantastik, dhe ngushtoi përkohësisht shifrat. Por, gëzimi i Kukësit u shua shumë shpejt pasi në minutat 28 dhe 31shirfrat shkuan në 4-1 në favor të gjeorgjianëve.

 

45 minutat e dyta ishin më të qeta, dhe vetëm në fund u shënuan dy gola të tjerë, nga një për çdo ekip. Në fund, 5-2 në ndeshjen e parë, dhe tashmë gjithçka duket shumë e vështirë për ndeshjen e ardhshme për Kukësin. Ky rezultat I thellë e ka mërzitur jo pak trajnerin shkdoran Armando Cungu I cili në prononcimin e tij pas ndeshjes u shpreh se kur ke ekip me probleme siç është momentalisht Kukësi, mundësitë janë shumë të vogla.

 

Kam ardhur te ky ekip pas ftesës së presidentit dhe me dëshirën.Ndoshta nuk do ta kisha marrë drejtimin po ta dija që ekipi është në këtë gjendje. Do të shoh nëse do të vijnë lojtarët cilësorë për të bërë diferencën.

 

Por nëse pretendimet janë aq madhore, atëherë ndoshta do të shoh edhe unë pozicionin tim pasi edhe mund të largohem. Ky grup nuk të jep shpresa për të dalë kampion”, ishin fjalët e Cungut.