Kukësi ka barazuar 0-0 me Valleta në ndeshjen e luajtur në Shkodër e vlefshme për eleminatoret e ligës së kampioneve.

Kuksianët edhe pse tentuan disa herë nuk arritën që të gjejnë rrugën e golin duke e mbyllur në barazim 0-0 sfidën, një rezultat që favorizon më shumë miqtë maltez.

Pas ndeshjes trajneri i Kukësit pavarësisht se nuk është i kënaqur me rezultatin skuadra e tij ka ende shpresë për të arritur kualifikimin në ndeshjen e kthimit.

Me këmbë në tokë është edhe trajneri i Valleta Danilo Donçiq duke thënë se gjithçka është ende e hapur pavarësisht barazimit në Shqipëri.

Pretendimet e Kukësit janë për të kaluar këtë tur por nuk do të jetë aq e lehtë duke qenë se ndeshja e kthimit me Valleta luhet në Maltë.