Kryetari i Partisë demokratike Lulzim Basha e ka dënuar goditjen e simbolit të kryengritjes së Kelmendin, ndërhyrjen e fadromave për shembjen e kullës së Prek Calit.

Sipas Bashës, kulla është ndërtuar me donacione të shqiptarëve në jetojnë në Amerikë dhe qeveria në vend të realizonte restaurime i çon fadromat kullës së prijësit antikomunist. Basha :“Por Edi Rama nuk mund ta duroje nderimin e nje prijesi legjendar anti-komunist si Prek Cali. Se kur kthen pinjollet e Byrose dhe xhelatet e diktatures ne krye te vendit, te tremb kujtimi dhe hija e Prek Calit. Ky i sotmi është një akt urrejtje por edhe dobësie. Kelmendasit, malesoret dhe mbarë shqiptarët patriotë do tja japin përgjigjen pjelles së keqe”. I shkurtër ka qënë qëndrimi i Ramës në rrjetin social. Rama: “Unë prishësi i kullës së Prekë Calit? Bosh se bosh u mbeti koka o të shkretë që veç shani për çka sajoni vetë, s’ka derman për ju vajmedet”. DY LIDERËT E POLITIKËS REAGOJNË PËR AKTIN E SHËMTUAR Ndërsa eskpertët e trashegimisë kulturore e koniderojnë këtë akt të paparecendentë ndaj figurës të tillë siç është Prek Cali për Malsinë e MbiShkodrës. Një ditë më parë, banorët e Vermoshit kanë protestuar kundër vendimit të Bashkisë së Malësisë së Madhe e cila përmes fadromave të Inspektoriatit Ndërtimor prishi kullën e prijësit të krahinës së Kelmendit, Prek Calit. Sipas tyre veprimi është ndërrmarrë pa asnjë njoftim, për një investim që ka qënë tërisht me donacione të shqiptarëve që kanë dashur të ruajnë identitetin historik e kulturor të tyre.

Artikulli paraprakKULLA E PREK CALIT, REAGOJNË DEPUTETËT
Artikulli tjetërKULLA E PREK CALIT, REAGON BASHKIA M.MADHE