Kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, ka sqaruar opinionin publik për të verteten sipas tij të shëmbjes së kulles se heroit të veriut të Shqipërisë Prek Cali.

Në një material të shkruar shpërndarë për mediat, Kreu i Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj ka sqaruar se: Bashkia Malesi e Madhe ka qenë në pozita shumë të vështira, pasi ka kohë që në rrugë jozyrtare jemi vënë në dijeni të restaurimit të kullës së Prekë Calit. Kemi pritur dhe kemi premtuar se jemi gati të bëjmë gjithë dokumentacionin ligjor dhe të miratojmë projektin e një grupi shqiptaresh tanë në Diasporë. Por askush nuk ka ardhur me nje kërkesë ligjorë. Është spekuluar, duke kaluar permbi Bashkinë, pasi matrapëazët duket se kanë matur ndjeshmërinë tonë për figurën legjendare të Prek Calit. Kanë menduar se çfarëdo të ndërtojnë privatisht dhe jashtë çdo ligji e morali, ne do heshtim, duke u lënë atyrë hapësirë që të ndërtojnë dhe ta përdorin për vete emrin e banesën e Prek Calit, për biznes. Kjo do ishte krim që nuk do na e falnin shekujt. Siç deklarova, shqiptarët e diasporës duhej të paraqiteshin në Bashki dhe u prëmtoj që sot, le të sjellin projektin dhe dokumentacioni ligjor do jetë gati në kohë rekord. Nuk mund të kthejmë në biznes privat emrin dhe Shtëpinë e Heroit legjendar, figurës shumë të dashur tonën dhe gjithë Shqipërisë Prek Cali.” – përfundon kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj Por përtej kësaj deklarate, ku Marinaj është shprehu i gatshëm të miratojë cdo projekt, diaspora ne Amerike vijon mbledhjen e fondeve për ndërtimin e kësaj kulle, qe mbart vlerat dhe traditat e zonës së Kelmendit dhe gjithë shqipërisë. Madje, në materialin e publikuar nga komuniteti shqiptar në Amerikë eksizton edhe projekti, në një kohë kur flitet se nuk ka një projekt të tillë. Sipas të dhenave pranë diasporës shqiptare ne amerikë, gjithcka eshte gati dhe ky komunitet eshte gati të investojë në kullen e Prek Calit në Kelemend të Malesise së Madhe. Kulla e Prek Calit, u shemb pak ditë më parë, pa asnjë paralajmërim dhe pa asnjë të dhene, ne befasi të plotë, ndërkohe që sot ky institucion është gati ti përgjigjet shqiptarëve ne diasporë për të rikthyer ne vend, vlerat dhe historinë e prek Calit

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE