Në kuadër të kursit socio-politik të zhvilluar nga Bashkia Shkodër, kësaj here referoi shkrimtari i njohur shkodran, Primo Shllaku, i cili para audiencës në ambjentet e bibliotekës “Marin Barleti referoi mbi temën “Kultura Gegë dhe kontributi në zhvillimin e artit dhe letërsisë”.

Si një mbrojtës i thekur i gegërishtes, Shllaku u shpreh nuk duhet menduar se kultura gegë është më vete, nëse do e bënim do të ishte gabim. Bashkë me kulturën toskë ndërtuan një vepër madhore, krijimin e shtetit të parë shqiptar.

Sipas Shllakut, kultura në total është e folura e shqipes, ndërsa dy nën-ndarjet gegë dhe toskë janë dy nënkultura që dallojnë nga njëra-tjetra.

E folura e veriut është karakteristikë dalluese, e megjithatë në këtë territor kaq të vogël ka shumë ndryshime. Arsyet sipas tij janë të shumta, më kryesore ai territorit të vështirë shqiptar.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të Projektit “YES Future – Youth Empoëered, Sustainable-Future”, organizuar nga Bashkia Shkodër dhe partnerët.