“Kishim konflikte për pronat pas ndarjes nga jeta të vëllait tim, na kishte ulur reputacionin e familjes duke krijuar mardhënie intime me të tjerë në fshat ndaj e vrara”.

Kjo është dëshmia që ka dhënë sot në gjykatë, Dashamir Xhepa, i cili rreth dy javë më parë në Tiranë, vrau kunatën e tij duke e hedhur trupin e pajetë pranë Liqenit të Sharrës.

Gjykata për Krime të Rënda la në burg Dashamir Xhepën, për vrasjen e Lirie Xhepës.

Para togave të zeza, Xhepa e ka pranuar autorësinë, ndërsa është shprehur se motiv ka qenë një konflikt për prona si dhe dyshimet për lidhje intime të kunatës së tij me persona të tjerë.

Vëllai i autorit, njëherësh bashkëshorti i së ndjerës, ishte ndarë nga jeta vite më parë, ndërsa gruaja kishte katër djem. Ajo u qëllua për vdekje nga kunati i saj me dy plumba, një në kokë dhe një në bark.

Ngjarja ndodhi më 14 shkurt, në ditën e “Shën Valentinit”.

Artikulli paraprakNGACMIMET SEKSUALE NË UNIVERSITET, STUDENTET DENONCOJNE 6 PEDAGOGË
Artikulli tjetërU PLAGOS NGA BANDAT KRIMINALE NË ’97-N, LESHAJ RIKTHEN NË DETYRË POLICIN