ARRESTIMI I TIJ PASI KA KANOSUR PUNONJËSIT E POLICISË LEZHË.Një 37 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Lezhës, pasi ka kundërshtuar dhe kanosur efektivët blu. Në prangat e policisë ka rënë Tonin Luka 37 vjeç banues në lagjen “Beslidhja” në Lezhë.

Sipas policisë, arrestimi i tij është kryer pasi ka kanosur dhe kundërshtuar me forcë punonjesit e policisë Komisariatit të Policisë Lezhë. Gjithashtu sipas policisë, 37 vjeçari drejtonte automjetin me targa AA844JZ i pa pajisur me leje drejtimi automjeti. Materialet në ngarkim të tij i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqesorë Lezhë, për veprat penale të “Kanosja për shkak të detyrës”, ”Kundërshtimi me forcë i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”. 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/NIsYbQQH4x8″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]