SKUADRA E TATA MARTINOS U KUALIFIKUA ME 11 METËRSHA . Argjentina është gjysmë – finalistja e tretë e Kupës së Amerikës. Skuadra e Tata Martinos u kualifikua pas goditjes së 11 m përballë Kolumbisë duke siguruar një vend mes 4 skuadrave më të mira, në një turne të cilin “albi-celectët” nuk e kanë shijuar që nga viti 1993. Sfida ndaj skuadrës së Pekerman, pa argjentinasit më dominues, madje Pastore për pak sa nuk e kaloi në epërsi ekipin e tij që në minutat e para.

Më pas në skenë u ngjit portieri i kolumbianëve Ospina i cili kreu dy mrekulli të njëpasnjëshme duke ndalur tentativat e Agueros dhe Messit. Në pjesën e dytë ishtë sërish ‘la seleccsion’ që u shfaq më kontrolluese, duke mos i lejuar hapësira Kolumbisë, Banega qethi traversën më një gjuajtje nga jashtë zonës, më tej Ospina devijoi në shtyllë një tentativë të Otamendit. Në fund të kohës së rregullt Carlos Tevez u ndal në vijën fatale nga Murillo. Takimi kaloi në shtesë, as 30 minutat pasuese rezultati nuk ndryshoi me sfidën që iu drejtua 11 m. Muriel e dërgoi goditjen e tij jashtë kuadratit, por më pas Biglia nuk arriti të mbyllte ndeshjen duke mos realizuar. Romero u tregua i saktë pas gjuajtjes së Zunigës, por Rojo nuk përfitoi duke e përplasur gjuajtjen e tij në traversë. Në valserin e gabimeve më pas ishte radha e Murillos ta dërgonte jashtë 11 m e tij, u desh Carlitos Tevez që Argjentina më në fund të siguronte gjysmë-finalen. Në fakt ishte përfundimi më i drejtë i një sfide e cila ndoshta nuk duhet të përfundonte deri tel llotaria e penalltive, por që shpërbleu atë skuadër e cila e meritoi më shumë. Tashmë “albi-celcetët” do të presin në gjysmëfinale fituesen e çiftit Brazil – Paraguay.