VOLFSBURGUT FITON 3-1 I PRISH FESTEN TRAJNERIT KLOPP, LARGOHET PA TROFE. Jurgen Klopp largohet pa trofe nga Borusia e Dortmundit pas humbjes në finalen e Kupës së Gjermanisë përballë Volfsburgut me rezultatin 1-3.

Edhe pse e nisi ndeshjen në avantazh me golin e Abumajang në minutat e para, Dortmundi nuk e menaxhoi si duhet lojën duke pësuar tre gola me Gustavon, de Bruyne dhe Dost. Dortmundi dështoi tërësisht këtë edicion, pasi nuk fitoi asnjë trofe dhe nuk u kualifikua në Champions League.

PUBLICITET