FITON ME PENALLTI NDAJ EMPOLIT ME REZULTATIN 2-1. Një 11-metërsh i kthyer në gol nga De Rossi në minutën e 114 i ka dhënë të drejtën Romës të kalojë në çerekfinale të Kupës së Italisë, pasi mposhti Empolin 2-1 në “Olimpico”. 

Një gol i shpejt i Iturbe-s në minutën e 5-të krijoi përshtypjen se kualifikimi do të ishte i lehtë për Romën, por vendasit shpërdoruan raste para portës në 45 minutat e para. Me fillimin e pjesës së dytë trajneri i ekipit të Empolit vendosi të bëjë zëvendësime në ekipin e tij, duke aktivizuar shqiptarin Elseid Hysaj, i cili i dha më tepër gjallëri krahut të djathtë. Ishte minuta e 80, kur i riu Verdi u shkëput bukur mbrojtjes duke u gjendur i vetëm me portierit, të cilin e shmangu me lehtësi dhe barazoi shifrat. Me gjithë përpjekjen e vendasve për të shënuar koha e rregullt përfundoi në barazim, madje në fund të takimit Iturbe shpërdori një rast të pastër për të shpëtuar nga shtesa. Në 30 minutat e mbetura Roma e Garcia-s arriti të shënonte me Daniele De Rossi nga pika e penalltisë.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE