Vllaznia ka fituar 2-0 ndeshjen e kupës ndaj Kamzës duke e patur thuajse të sigurtë kualifikimin në takimin e kthimit.

Shkodranët kanë realizuar dy gola në fundin e lojës me anë të Ylli Hoxhës duke qenë të çliruar për përballjen e kthimit.  Skuadra e Vllaznia ka gjetur kualifikimin thuajse që në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Kamzës. Në ndeshjen e luajtur në kryeqytet kuqeblutë arritën të fitojnë 2-0. Shkodranët kanë arritur që të shënojnë dy gola në fundin e lojës duke arritur që të marrin edhe fitoren. Ka qenë Ylli Hoxha autori i dy golave duke bërë që Vllaznia të jetë pothuajse e kualifikuar. Nuk ka qenë një ndeshje e lehtë për kuqeblutë sepse Kamza ka arritur që të rezistojë ndërsa është ndëshkuar vetëm në fund e lojës. Pjesa e parë mes dy ekipeve ka qenë më e balancuar edhe pse Vllaznia ishte më shumë dominante. Në 45 minutat e para ekipet janë përpjekur që të mos pësojnë. Në pjesën e dytë Vllaznia ka qenë më kërkuese ndaj Kamzës duke zhvilluar edhe aksione sulmuese. Nga ana tjetër ekipi vendas ndjen lodhjen në minutat e fundit të lojës duke mos arritur që ta përballojë siç duhet Vllazninë. Skuadra e teknikut Cungut shton presionin në portën e Kamzës duke arritur që edhe të zhbllokojë rezultatin. Është mesfushori Hoxha ai që shënon golin e parë 2 minuta pa u mbyllur ndeshja. Në kohën shtesë shkodranët realizojnë edhe golin e dytë. Është sërish Hoxha ai që ndëshkon kryeqytetasit me golin e tij të dytë personal dhe për Vllazninë. Me këtë fitore skuadra shkodrane do ta ketë më të thjeshtë kualifikimin në sfidën e kthimit në Shkodër. Pas takimit të Kupës kuqeblutë kanë një tjetër transfertë por tashmë në kampionat ndaj Tiranës sërish në kryeqytet.

Artikulli paraprakPEZULLIMI I VETTING-UT,RAMA PER GJYQTARET:S’KANE KU SHKOJNE,JO !
Artikulli tjetërPRODHIMET “BIO”,EKSPERTET:INFORMALITETI PER FARAT DHE FIDANET,ALARMANT